Selmanaj për vendimin e Kushtetueses: Absurditet, hyn në funksion vetëm të ruajtjes së interesave ditore dhe balancave të partive politike, por jo në ruajtjen e kushtetueshmërisë
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj e ka quajtur absurditet aktgjykimin e Gjykatës Kushteutese. Ai e sheh vendimin shumë konfuz, pasi që Kushtetuesja konstaton që Kuvendi është konstituar pas afatit dhe se përkundër kësaj, Qeveria e votuar nga ky Kuvend nuk është kundërkushtetuese, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Absurditeti i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Lexojeni çka…
Lajme
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj e ka quajtur absurditet aktgjykimin e Gjykatës Kushteutese.
Ai e sheh vendimin shumë konfuz, pasi që Kushtetuesja konstaton që Kuvendi është konstituar pas afatit dhe se përkundër kësaj, Qeveria e votuar nga ky Kuvend nuk është kundërkushtetuese, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Absurditeti i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Lexojeni çka thotë:
1. Kuvendi nuk është konstituar në afatin Kushtetues;
2. Edhe pse Kuvendi “është” konstituuar jashtë afatit kushtetues dhe pa u plotësuar kryesia edhe me nënkryetarin nga partia e dytë – zgjedhja e Qeverisë nuk është kundérkushtetuese.
3. Kurse afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit fillon nga data 6 gusht edhe pse Kuvendi se ka respektu këtë afat për konstituim dhe për zgjedhjen e qeverisë….
Absdurditet logjik dhe profesional!
Ky aktgjykim është jashtë çdo logjike elementare njerëzore e lëre më logjikës juridike dhe kushtetuese!
Aktgjykimi si i tillë hyn në funksion vetëm të ruajtjes së interesave ditore dhe balancave të partive politike, por asesi në ruajtjen e kushtetueshmërisë në vend.
Kushtetuta dhe intepretimi i saj duhet të jetë mbi interesat ditore dhe balancat politike të partive. Ajo duhet të jetë standard i njëjtë për të gjithë dhe në çdo rrethanë./lajmi.net/