​Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Aktivizimi i semaforëve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve këtë të mërkurë. Në bazë të pamjeve që ka siguruar KosovaPress, shihen radhë të gjata të veturave përgjatë kësaj rruge, si pasojë e ngarkesës së krijuar pas aktivizimit të semaforëve. Trafiku është rënduar në disa segmente të rrugës, ndërsa…

Lajme

23/09/2026 10:17

Aktivizimi i semaforëve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve këtë të mërkurë.

Në bazë të pamjeve që ka siguruar KosovaPress, shihen radhë të gjata të veturave përgjatë kësaj rruge, si pasojë e ngarkesës së krijuar pas aktivizimit të semaforëve.

Trafiku është rënduar në disa segmente të rrugës, ndërsa qytetarët janë përballur me vonesa në qarkullim.