“Nuk ma pranoi këngën në Festival”, Arta Bajrami bën deklaratën e fortë për Elhaida Danin
Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste në emisionin “Artistët Shqiptarë”, ku ka folur për një këngë që kishte synuar ta dërgonte në Festivalin e Këngës në RTSh. Bajrami ka pretenduar se kënga e saj nuk ishte pranuar në festival, duke e lidhur këtë me një kritikë që ajo…
ShowBiz
Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste në emisionin “Artistët Shqiptarë”, ku ka folur për një këngë që kishte synuar ta dërgonte në Festivalin e Këngës në RTSh.
Bajrami ka pretenduar se kënga e saj nuk ishte pranuar në festival, duke e lidhur këtë me një kritikë që ajo i kishte bërë Elhaida Danit në kohën kur kjo e fundit përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, në vitin 2015.
“Nuk më kanë pranuar këngën dhe askush nuk e di këtë gjë, sot po e tregoj te ti. E kam ditur që kur është Elhaida nuk ia pranon Arta Bajramit këngën, ka mbet një hatërmbetje prej atëherë sepse këngën e kam pasur shumë të mirë”, u shpreh ajo.
Këngëtarja tregoi gjithashtu se nuk e ka hequr dorë nga synimi për të konkurruar në festival dhe se planifikon të aplikojë sërish me një këngë të sajën.
“Me një këngë timen vitin e ardhshëm e kam plan me shku, nëse është Elhaida sërish ndoshta këtu nuk e shikon”, shtoi Bajrami.
Deklarata e Artës mori vëmendje të madhe, ndonëse nuk u bë akoma një reagim nga Dani në lidhje me këtë.