Flakët përhapen me shpejtësi në Vlorë, banesat në rrezik nga zjarri
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë rreth orës 04:30 në një hapësirë toke mes dy fshatrave, Bunavi dhe Grabian. Flakët, për shkak të erës së fortë që frynte në zonë, janë përhapur me shpejtësi, kryesisht në drejtim të fshatit Grabian. Gjatë kohës që flakët kanë qenë aktive, janë rrezikuar edhe tre banesa të…
Lajme
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë rreth orës 04:30 në një hapësirë toke mes dy fshatrave, Bunavi dhe Grabian. Flakët, për shkak të erës së fortë që frynte në zonë, janë përhapur me shpejtësi, kryesisht në drejtim të fshatit Grabian.
Gjatë kohës që flakët kanë qenë aktive, janë rrezikuar edhe tre banesa të banuara në këtë fshat.
Situata, për shkak të erës së fortë, ka dalë për një moment edhe jashtë kontrollit, ndërsa flakët kanë avancuar me shpejtësi duke kërcënuar banesat dhe sipërfaqet toke
Disa prej banorëve të zonës shprehen të frikësuar nga situata e krijuar. Sipas tyre, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesa të tjera, shkruan a2cnn.
Ata shprehen se deri më tani janë djegur me dhjetëra rrënjë ulliri shekullor, por edhe pemëtari në zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Shefi i repartit të shërbimit zjarrfikës, Luan Kapaj, shprehet se rreziku për banesat ka përfunduar, por zjarri vijon të jetë aktiv dhe vatra ka ende mundësi për t’u përhapur.
Sipas Kapajt, deri më tani janë djegur me dhjetëra rrënjë ulliri në zonën e fshatit Grabian.
Përveç banesave, rrënjëve të ullirit, pemëve frutore dhe bimësisë së zonës, si pasojë e flakëve janë raportuar edhe shpërthime të municioneve luftarake.
Bëhet fjalë për municione që kanë mbetur në zonë nga periudha e Luftës së vitit 1997.