Haradinaj kujton kolonelin Ahmet Krasniqi: Ishte shembull i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi. Ai ka thënë se përvjetoret si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë, shkruan lajmi.net. “Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun. Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe,…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi.
Ai ka thënë se përvjetoret si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë, shkruan lajmi.net.
“Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun. Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: