Një person zhduket në Rahovec, Policia nis hetimet

Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit. Rasti është raportuar më 18 shtator, rreth orës 18:00. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar se babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. “Ankuesi m/k raporton se babai i tij viktima m/k…

Lajme

20/09/2026 08:59

Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.

Rasti është raportuar më 18 shtator, rreth orës 18:00.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar se babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Ankuesi m/k raporton se babai i tij viktima m/k ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime. /Lajmi.net/