Pak minuta nga fillimi i protestës në Prishtinë, sheshi “Skënderbeu” mbushet me flamuj “kuq e zi”

Pak minuta kanë mbetur nga fillimi i protestës në Prishtinë, tek sheshi “Skënderbeu”, kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Tashmë, shumë qytetarë janë mbledhur dhe po e presin nisjen e protestës, transmeton lajmi.net. Kjo është nata e katërt që qytetarët mblidhen kundër vendimit të Speciales, që u morë me datën…

Lajme

19/09/2026 20:52

Pak minuta kanë mbetur nga fillimi i protestës në Prishtinë, tek sheshi “Skënderbeu”, kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Tashmë, shumë qytetarë janë mbledhur dhe po e presin nisjen e protestës, transmeton lajmi.net.

Kjo është nata e katërt që qytetarët mblidhen kundër vendimit të Speciales, që u morë me datën 16 shtator.

Katërshja e UÇK-së u dënua me 81 vjet burgim. Mbrojtja ka treguar se ky vendim do të dërgohet në Apel./lajmi.net/