Aleanca i bashkohet protestës, iu prin Ramush Haradinaj
Aleanca i është bashkuar protestës në Prishtinë, të thirrur nga OVL-UÇK. Zyrtarë të Aleancës, të prirë nga Ramush Haradinaj, kanë arritur në sheshin “Skënderbeu”, ku mijëra qytetarë tashmë janë mbledhur, transmeton lajmi.net. Protesta e sotme po mbahet kundër vendimit të Gjykatës Speciale, për dënimin e katërshes së UÇK-së me 81 vjet burgim. Mbrojta e katërshes…
Lajme
Aleanca i është bashkuar protestës në Prishtinë, të thirrur nga OVL-UÇK.
Zyrtarë të Aleancës, të prirë nga Ramush Haradinaj, kanë arritur në sheshin “Skënderbeu”, ku mijëra qytetarë tashmë janë mbledhur, transmeton lajmi.net.
Protesta e sotme po mbahet kundër vendimit të Gjykatës Speciale, për dënimin e katërshes së UÇK-së me 81 vjet burgim.
Mbrojta e katërshes kanë paralajmëruar se çështja do të vazhdoj në Gjykatën e Apelit, pasi vendimi i Speciales është i papranueshëm./lajmi.net/