Behrami për Trendafilovën: Si mundet një juriste e sistemit komunist të udhëheqë institucionin që gjykon historinë e UÇK-së?
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar Ekaterina Trendafilovën, kryetare e Gjykatës Speciale në Hagë, duke vënë në pah të kaluarën e saj profesionale në Bullgari gjatë periudhës së regjimit komunist. Përmes një postimi, Behrami ka theksuar se Trendafilova ishte zëvendësprokurore në Gjykatën e Qarkut të Sofjes gjatë viteve 1985–1989, periudhë kur regjimi bullgar zhvilloi…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar Ekaterina Trendafilovën, kryetare e Gjykatës Speciale në Hagë, duke vënë në pah të kaluarën e saj profesionale në Bullgari gjatë periudhës së regjimit komunist.
Përmes një postimi, Behrami ka theksuar se Trendafilova ishte zëvendësprokurore në Gjykatën e Qarkut të Sofjes gjatë viteve 1985–1989, periudhë kur regjimi bullgar zhvilloi fushatë të dhunshme asimilimi ndaj minoritetit turk, transmeton lajmi.net.
“Paramendoni një juriste që e ka ushtruar profesionin brenda sistemit gjyqësor të atij regjimi komunist, sot udhëheq institucionin që gjykon historinë e UÇK-së. Marre për BE-në!”, ka shkruar Behrami.
Postimi i plotë:
EKATERINA TRENDAFILOVA ishte zëvendësprokurore në Gjykatën e Qarkut të Sofjes, 1985–1989.
Në të njëjtën periudhë, regjimi komunist bullgar zhvilloi ndaj minoritetit turk një fushatë të dhunshme asimilimi.
Ndryshimin e detyruar të emrave, shtypjen e gjuhës, fesë dhe identitetit kombëtar, si dhe burgosje, dhunë dhe dëbime masive.
Kjo periudhë është dokumentuar si një krim i rëndë ndaj minoritetit.
Madje, është cilësuar edhe si “gjenocid etnik” nga përfaqësues bullgarë.
Paramendoni një juriste që e ka ushtruar profesionin brenda sistemit gjyqësor të atij regjimi komunist, sot udhëheq institucionin që gjykon historinë e UÇK-së.
Marre për BE-në!/lajmi.net/