“Pothuajse e gjitha u konfirmua” – Prelec pas aktgjykimit ndaj Thaçit e Veselit: Avokatët e shkëlqyer nuk mjaftuan
Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, ka reaguar lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prelec, në postimin e tij të bërë në ‘’X’’, ka thënë se është befasuese se sa shumë prej aktakuzës u konfirmua sot nga ana e Gjykatës. ‘’Dje e lexova aktakuzën kundër Hashim…
Lajme
Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, ka reaguar lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Prelec, në postimin e tij të bërë në ‘’X’’, ka thënë se është befasuese se sa shumë prej aktakuzës u konfirmua sot nga ana e Gjykatës.
‘’Dje e lexova aktakuzën kundër Hashim Thaçit dhe, duke dëgjuar sot aktgjykimin, është befasuese se sa shumë prej saj u konfirmua – pothuajse e gjitha, me sa duket, përveç pretendimit për krime kundër njerëzimit. Prokuroria provoi përtej çdo dyshimi të arsyeshëm më shumë se 90 vrasje dhe 300 raste torture, burgosjeje të paligjshme dhe forma të tjera të keqtrajtimit, shumica dërrmuese ndaj viktimave shqiptare. Thaçi dhe Kadri Veseli, të dy të cilët i njoh pak, kishin avokatë të shkëlqyer me përvojë të gjatë në të drejtën penale ndërkombëtare. Nuk mjaftoi’’, ka shkruar ai.