Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha e cilëso vendimin të padrejtë dhe të pamerituar ndaj sh-udhëheqësve të UÇK-së. Kreu i demokratëve deklaroi se asgjë nuk mund të eklipsojë çlirimtare të popullit…

Lajme

16/09/2026 15:38

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha e cilëso vendimin të padrejtë dhe të pamerituar ndaj sh-udhëheqësve të UÇK-së.

Kreu i demokratëve deklaroi se asgjë nuk mund të eklipsojë çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Natyrisht sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit. Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë në emër të të drejtës ndaj ish-udhëheqësve politike të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës. Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd për këto dënime të padrejta. Por asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën nga pushtimi barbar serb,” tha Berisha.