“Ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, Kurti për vendimin e Speciales: Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar në shkallën e Apelit sa më parë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë ka shqiptuar dënimin me burgim për Hashim Thaçin, Kadrin Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Për shpalljen fajtorë të tyre dhe dënimin tejet të rëndë ndaj tyre, Kurti ka thënë se është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm. “Aktgjykimi mund…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë ka shqiptuar dënimin me burgim për Hashim Thaçin, Kadrin Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Për shpalljen fajtorë të tyre dhe dënimin tejet të rëndë ndaj tyre, Kurti ka thënë se është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm.
“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë”, ka thënë Kurti përmes një videoje postuar në rrjetin social Instagram.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite ndërsa Jakup Krasniqi me 13 vite burgim. /Lajmi.net/