Mehaj pas vendimi të Speciales: Ata që kanë fabrikuar, pa argumente, këto akuza kundër UÇK-së do të përfundojnë në pluhurin e harresës

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dal me reagim pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së. Ai ka bërë thirrje për qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe se duhet pritur vendimi i apelit, transmeton lajmi.net. “Ata që e kanë tradhtuar popullin, gjithmonë në histori do të mbesin në faqet e zeza…

Lajme

16/09/2026 14:04

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dal me reagim pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.

Ai ka bërë thirrje për qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe se duhet pritur vendimi i apelit, transmeton lajmi.net.
“Ata që e kanë tradhtuar popullin, gjithmonë në histori do të mbesin në faqet e zeza të saj. Edhe ata që kanë fabrikuar, pa argumente, këto akuza kundër UÇK-së do të përfundojnë në pluhurin e harresës.”, ka thënë ndër të tjera Mehaj.
Postimi i plotë: 
Dhomat e Specializuara të Kosovës sot shpallën verdiktin ndaj ish-katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky verdikt nuk është shpallur në emër të popullit të Kosovës, sepse populli i Kosovës e ka dhënë tashmë verdiktin e vet për ata që luftuan për lirinë e vendit: i ka shpallur çlirimtarë.
Në këto momente, thirrja ime për të gjithë qytetarët është që ta ruajmë gjakftohtësinë, dinjitetin dhe unitetin. Procesi ende nuk ka përfunduar. Duhet të pritet vendimi i Apelit dhe të respektohen të gjitha fazat e procesit gjyqësor. Urojmë dhe besojmë se vendimi i Apelit do të jetë lirues.
Ata që e kanë tradhtuar popullin, gjithmonë në histori do të mbesin në faqet e zeza të saj. Edhe ata që kanë fabrikuar, pa argumente, këto akuza kundër UÇK-së do të përfundojnë në pluhurin e harresës.
Kosova nuk e harron sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e saj./lajmi.net/