Ahmeti: Vendimi i sotëm ishte i padrejtë dhe zhgënjyes, akuzat do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor – Bëj thirrje për maturi dhe unitet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Ai ka thënë se ky vendim është i padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes. “Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që…

Lajme

16/09/2026 12:53

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Ai ka thënë se ky vendim është i padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.

“Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë. UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, që rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces. Po ashtu, sot Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit; dhe potencoi se UÇK kishte pasur objektiv pavarësine e Kosovës, objektiv ky që edhe u arrit. Këto janë fakte që duhet të kujtohen sa herë që dikush përpiqet ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se akuzat ndaj tyre do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.

“Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund. Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel!”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/