Para shpalljes së verdiktit final për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, gjykatësi Smith përmbledh akuzat dhe rolet e tyre në UÇK
Kryegjyqtari në Gjykatën Speciale në Hagë, Charles Smith ka bërë një përmbledhje për katër të akuzuarit dhe aktakuzat mbi çka akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit. Ai ka bërë një biografi të shkurtër për katër të akuzuarit. “I pari Hashim thaçi, i pari i akuzuar në këtë çështje gjyqësore është shtetas…
Lajme
Kryegjyqtari në Gjykatën Speciale në Hagë, Charles Smith ka bërë një përmbledhje për katër të akuzuarit dhe aktakuzat mbi çka akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.
Ai ka bërë një biografi të shkurtër për katër të akuzuarit.
“I pari Hashim thaçi, i pari i akuzuar në këtë çështje gjyqësore është shtetas i Kosovës i lindur më 24 prill 1968 në Burojë Komuna e Skenderajt. Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se Thaçi ishte anëtar themelues i UÇK-së si dhe anëtar themelues i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe se ishte anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së nga 1998 dhe në 1999-tën dhe se së paku nga marsi 98 deri shtator 99 ishte shef i drejtorisë politike dhe asaj themelure të UÇK-së dhe kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe kryekomandant i UÇK-së.
Kadri Veseli i akuzuari i dytë në këtë çështje gjyqësore është shtetas i Kosovës i lindur më 31 maj në vitin 1967 në Mitrovicë, komuna e Mitrovicës në Kosovë. ZPS pretendon se ai ishte anëtar themelues i UÇK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm. Ai ishte gjithashtu anëtar i shtabit të përgjithshëm nga 1998 deri në 99-tën dhe ishte gjithashtu një anëtar i drejtorisë politike të UÇK-së dhe Shef i Drejtorizë së Zbulimit të UÇK-së, i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe Ministër i shërbimit informativ në QPK.
Rexhep Selimi, i akuzuari i tretë në këtë çështje gjyqësore është shtetas i Kosovës i lindur më 15 mars 1971 në Aqarevë, Komuna e Skenderajt në Kosovë. ZPS pretendon se Selimi ishte anëtar themelues i Shtabit të PËrgjithshëm dhe ishte anëtar i shtabit të përgjithshëm 1998-1999 dhe gjithashtu Shef i Drejtorisë Operative të UÇK-së, inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së dhe ministër i Rendit Publik apo i Punëve të Brendshme të QPK-së.
Jakup Krasniqi është i akuzuari i katërt në këtë çështje gjyqësore. Ai është shtetas i Kosovës i lindur më 1 janar 1951 në Fatos, Negroc Komuna e Drenasit në Kosovë. ZPS pretendon se ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm nga 1998 deri më 1999 dhe ai ishte gjithashtu një anëtar i drejtorisë politike të UÇK-së, zëdhënës i UÇK-së dhe zëvendës-komandant i UÇK-së dhe së fundi zëdhënës i QPK-s”, ka thënë Smith.
Ai ka thënë se ZPS ka ngritur gjashtë akuza ndaj tyre për krime lufte kundër njerëzimit, për përndjekje, burgosje, veprime të tjera çnjerëzore, turturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë.
“Sipas ZPS-së, veprimet dhe mosveprimet për çka u ngritën akuzat kundër njerëzimit, ishin pjesë e një sulmi të përhapur sistematik kundër popullatës civile të kundërshtarëve. ZPS gjithashtu ngriti pretendimin se të akuzuarit kishin dijeni për këtë sulm dhe të akuzuarit ishin pjesë e tij. ZPS ngriti gjithashtu katër akuza kundër të akuzuarve sipas nenit 40/1 të ligjit, konkretisht për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar. Pika tre, trajtim mizor, pika 5 torturë, pika 7 vrasje të paligjshme pika 9.. Sipas ZPS-së të gjitha veprimet dhe mosveprimet u kryen në kontekst të konfliktit të armatosur jo-ndërkomnbëtar dhe kishin lidhje me këtë konflikt mes UÇK-së dhe RFJ-së, konflikt që u zhvillua gjat kohës që mbulon aktakuza. ZPS pretendon se krimet u kryen në lidhje me bazat ose shtabet e UÇK-së dhe ose gjatë veprimtarive të UÇK-së dhe se të akuzuarit kishin dijeni për rrethanat faktike që vërtetonin ekzistencën e konfliktit të armatosur, dhe e dinin se viktimat ishin përsona që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. ZPS pretendoi se të akuzuarit kanë përgjegjësi penale sipas formave të ndryshme të kësaj përgjegjësie sipas nenit 16/1A dhe C të ligjit për të gjitha krimet që u ngritën akuzat në aktazë”, ka thënë Smith.
Ai e ka përmendur se të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat.
Në fund të seancës, sot do të shpallet verdikti për ta. /Lajmi.net/