Lushtaku: Shpresë pak, nuk i besoj kësaj gjykate, kam frikë se çka do të ndodhë me Kosovën nëse dënohen krerët e UÇK-së
Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur për lajmi.net pak minuta para fillimit të seancës historike në Hagë. Lushtaku në prononcimin e tij tha se ka pak shpresë pasi nuk beson tek kjo gjykatë. Ai u shpreh se e ka frikën se çka mund të ndodh me Kosovën në rast të një verdikti…
Lajme
Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur për lajmi.net pak minuta para fillimit të seancës historike në Hagë.
Lushtaku në prononcimin e tij tha se ka pak shpresë pasi nuk beson tek kjo gjykatë. Ai u shpreh se e ka frikën se çka mund të ndodh me Kosovën në rast të një verdikti negativ.
“Frikë, ankth, shpresë pak. Unë i besoj kësaj gjykate, e kam thënë në intervistat e mija që kjo më së paku është drejtësi. Edhe bashkëluftëtarë, edhe shokë e mik, megjithatë, nuk është problemi i atyre burrave që janë në Hagë, unë e kam frikën se çka do të ndodh me Kosovën nëse dënohen krerët e UÇK-së nga një Gjykatë e Hagës? Unë mendoj që në momentin që gjyqtari e jep verdiktin negativ, këtu ka filluar që gjithçka të zhbëhet. Unë se kam hallin e atyre burrave që janë atje, se ata kanë mundur të jenë të vdekur gjatë luftës, megjithatë problemi është i këtij vendi. Nuk është problemi i themeleve të UÇK-së, por do të preken themelet e shtetit të Kosovës. Po shpresoj dhe po besoj që të jetë një vendim i drejtë, nëse ka drejtësi, nëse nuk ka, e shohim.”, tha ndër të tjera Lushtaku./lajmi.net/