“Prishtina po pret” – Rama njofton qytetarët se mund ta shohin verdiktin nga sheshi: Në momente të tilla, duhet të jemi bashkë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar pak minuta para se të filloj seanca ku do të jepet verdikti final për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ai ka thënë se Prishtina po pret. “Në shesh kemi vendosur ekranin e madh, që qytetarët ta presin së…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar pak minuta para se të filloj seanca ku do të jepet verdikti final për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ai ka thënë se Prishtina po pret.
“Në shesh kemi vendosur ekranin e madh, që qytetarët ta presin së bashku, me dinjitet verdiktin. Në momente të tilla, duhet të jemi bashkë.Prishtina është dhe do të jetë pranë qytetarëve të saj me shpresë, me dinjitet dhe me besim në drejtësi!”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: