Pak orë para shpalljes së vendimit në Hagë, shtohet prania e Policisë

Gjykata Speciale në Hagë është në gatishmëri të shtuar në orët para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. T7 ka sjellë pamje nga terreni, ku shihet prani dhe mobilizim i shtuar i forcave policore pranë selisë së Gjykatës Speciale, ku sot pritet…

Lajme

16/09/2026 08:04

Gjykata Speciale në Hagë është në gatishmëri të shtuar në orët para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

T7 ka sjellë pamje nga terreni, ku shihet prani dhe mobilizim i shtuar i forcave policore pranë selisë së Gjykatës Speciale, ku sot pritet të shpallet vendimi.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për sot në orën 10:00, në një seancë publike.

Procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nisi në prill të vitit 2023 dhe përfundoi me deklaratat përmbyllëse në shkurt të vitit 2026. Katër ish-krerët përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të dyshuara gjatë viteve 1998–1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.