Përparim Rama takon ambasadoren izraelite, diskutohet bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, si dhe një delegacion të ekspertëve izraelitë, me të cilët është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. “Në Odën e Kryeqytetit Prishtina diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të përgatitjeve për Lojërat…

Lajme

15/09/2026 10:37

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, si dhe një delegacion të ekspertëve izraelitë, me të cilët është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

“Në Odën e Kryeqytetit Prishtina diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me fokus në sigurinë, gatishmërinë operacionale, menaxhimin e emergjencave, reziliencën, si dhe përdorimin e të dhënave dhe inteligjencës artificiale në organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare me ambasadoren e re të Shtetit të Izraelit në Kosovë, Sh.S. Tamar Ziv, së bashku me delegacionin e ekspertëve izraelitë.

Kryeqyteti vlerëson dhe mirëpret çdo bashkëpunim ndërkombëtar që sjell dije, përvojë dhe mundësi të reja për zhvillim, të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë dhe partneritetin e sinqertë.

Ambasadores Ziv i uruam mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Rama.