Dyshohet se ushtruan dhunë ndaj prindit në Prizren, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tyre. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 23:20. “Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që, të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj prindit viktimës m/k”, thuhet në raport. Viktima…

Lajme

13/09/2026 09:12

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 23:20.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që, të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj prindit viktimës m/k”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/