Mjete të dyshuara shpërthyese gjenden gjatë punimeve në një pronë në Viti, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja
Një person ka raportuar se gjatë punimeve në pronën e tij në Sllatinë të Ulët të Vitisë ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 10:15. “Ankuesi m/k ka raportuar se gjatë punimeve në pronën e tij ka has në mjete…
Lajme
Një person ka raportuar se gjatë punimeve në pronën e tij në Sllatinë të Ulët të Vitisë ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 10:15.
“Ankuesi m/k ka raportuar se gjatë punimeve në pronën e tij ka has në mjete të dyshuara shpërthyese”, thuhet në raport.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë ndërhyrë dhe kanë tërhequr mjetet e dyshuara. /Lajmi.net/