Ana e shëmtuar e marshit: Parkingu ishte falas sot, por disa qytetarë i parkuan veturat në rreth rrotullimin mbi stadiumin “Fadil Vokrri”
Sot u mbajt “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Një numër i madh i qytetarëve morën pjesë, transmeton lajmi.net. Komuna e Prishtinës për të lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve mori vendim që Trafiku Urban dhe parkingjet sot të jenë falas. Përkundër që ishin falas parkingjet, disa qytetarë vendosën…
Lajme
Sot u mbajt “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Një numër i madh i qytetarëve morën pjesë, transmeton lajmi.net.
Komuna e Prishtinës për të lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve mori vendim që Trafiku Urban dhe parkingjet sot të jenë falas.
Përkundër që ishin falas parkingjet, disa qytetarë vendosën që veturat e tyre t’i parkojnë vend e pavend.
Në një foto të publikuar nga një qytetarë në Facebook, veturat shihen të parkuara mbi rreth rrotullimin, që gjendet mbi parkingun e madh të qytetit, mbrapa stadiumit “Fadil Vokrri”.
Pak metra më poshtë, këta qytetarë do të mund të parkoheshin në mënyrë të rregullt pa e dëmtuar gjelbërimin që gjendet tek rreth rrotullimi./lajmi.net/