Haxhiu nuk iu bashkua “Marshit për Liri”, por falënderon organizuesit e qytetarët: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim
U.d presidentja e vendit dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar për mbajtjen e “Marshit për Liri”. Edhe pse nuk ishte pjesë e marshit, ajo falënderoi organizatorët që sot shprehën paqësisht qëndrimin e Kosovës. “Falënderoj organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet…
Lajme
U.d presidentja e vendit dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar për mbajtjen e “Marshit për Liri”.
Edhe pse nuk ishte pjesë e marshit, ajo falënderoi organizatorët që sot shprehën paqësisht qëndrimin e Kosovës.
“Falënderoj organizatorët e Marshit për Liri dhe qytetarët që sot dolën në Prishtinë për ta shprehur paqësisht dhe me dinjitet një qëndrim që në Kosovë ka qenë dhe mbetet i qartë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për çlirim. Ajo erdhi pas viteve të shtypjes dhe dhunës së një regjimi që përdori gjithë aparatin e vet shtetëror kundër shqiptarëve në Kosovë”, tha Haxhiu.
“Marshi i sotëm tregoi se ky qëndrim mund të shprehet fuqishëm duke ruajtur njëkohësisht qetësinë dhe dinjitetin. Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan dhe Republikës që u ndërtua mbi atë sakrificë.”./Lajmi.net/