Reagon Qeveria: Mirënjohje për mijëra qytetarë pjesëmarrës në “Marshin për Liri”, vlerësojmë organizmin dhe sjelljen paqësore e paraqitjen dinjitoze
Qeveria e Kosovës ka reaguar për organizmin “Marshi për liri” nga ku kërkohej liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Nga Zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. “Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka reaguar për organizmin “Marshi për liri” nga ku kërkohej liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Nga Zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë.
“Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi.Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të”,thuhet në reagim, transmeton lajmi.net.
Po ashtu “Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit”./Lajmi.net/