Hamza: Kosova nuk lejon që historia të rishkruhet, UÇK-ja nuk preket- çlirimtarë, Kosova po ju pret

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një fjalë rasti në “Marshin për Liri”. Hamza thotë e sot po e sheh Kosovën, e njerëzit që kanë mbajtur këtë vend gjallë në ditët më të vështira. “Po i shoh familjet që kanë paguar çmimin e lartë për liri, po i shoh veteranët që në trupin…

Lajme

12/09/2026 14:50

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një fjalë rasti në “Marshin për Liri”.

Hamza thotë e sot po e sheh Kosovën, e njerëzit që kanë mbajtur këtë vend gjallë në ditët më të vështira.

“Po i shoh familjet që kanë paguar çmimin e lartë për liri, po i shoh veteranët që në trupin e tyre i kanë plagët e luftës, e njerëzit e një brez të tërë që nuk mori lirinë si dhuratë. Të gjithë bashkë sot s’kemi ardhur vetëm për të marshuar por për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron e kujton nderon dhe mbron UÇK-në.Kemi ardhur për të thënë se Kosova po pret, vetëm edhe tri ditë e pak orë janë deri më 16 shtator një vendim që do të lexohet në Hagë e që në Kosovë jo vetëm që do dëgjohet por edhe do ndjehet.Do ta ndjejnë familjet e dëshmorëve, e veteranët e UÇK-së, Do a ndjejnë nënat që ende mbajnë në zemra dhimbjet e luftës.Nga fëmijët që u rritën pa baballarët e tyre Prandaj atyre që mbajnë vendimin sot u themi: Mendoni për pasojat para se të vendosni më 16 shtator, një vendim i drejtë e forcon drejtësinë, por një vendim i padrejtë e shkatërron atë”,deklaroi Hamza, transmeton lajmi.net.

Ai tha se vendimi i padrejtë është mbi të gjitha dënim për Kosovën dhe padrejtësinë nuk e pranojmë.

“Këto nuk janë fjalë zemërimi, por përgjegjësie sepse ne e dimë çka do të thotë të jetosh padrejtësi. E kemi provuar, e kemi përjetuar, ne jemi popull që kemi pritur, kemi pritur djemtë tanë të kthehen nga lufta, kemi pritur të gjenden të zhdukurit që 27 vjet e kemi pritur lirinë, por liria nuk erdhi vetëm.Kur rrugët e paqes u mbyllën, populli ynë u ngrit dhe nuk u ngrit për pushtet por për ekzistencë dhe dinjitet e liri. Sot dhe kurdo që duhet Kosova ngritet për t’i mbrojtur ata. E për të thënë edhe më qartë, historia e Kosovës nuk lejojmë të rishkruhet. E vërteta është se UÇK-ja lindi pas represionit serb dhe dëbimeve, pas terrorit, e pas shtëpive të djegura. Pas varreve e lindi pasi populli e kuptoj se askush s’do e sillte lirinë nëse s’do luftonte për të. Kjo është historia që mbajmë mend, kjo është UÇK-ja që kujtojmë e mbrojmë, prandaj kur preket UÇK-ja ne ringrihemi, sikurdo që kërkon nevoja. Kosova do ta kundërshtojë çdo padrejtësi, me fuqinë e qytetarit, demokracisë dhe të vërtetës. Në emër të popullit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen të pafajshëm. Liri për të katërtit, Kosova po ju pret çlirimtarë”/Lajmi.net/