Aksident trafiku në Klinë, katër të lënduar pas përplasjes mes një autoambulance dhe një veture

Një aksidenti mes një autoambulance dhe një veture ka ndodhur sot në rrugën “Sadik Rama” në Klinë ku janë lënduar katër persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. “Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili…

Lajme

11/09/2026 18:16

Një aksidenti mes një autoambulance dhe një veture ka ndodhur sot në rrugën “Sadik Rama” në Klinë ku janë lënduar katër persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Sadik Rama’ në Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një autoambulancë dhe një veturë, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Klinë, e më pas në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.