Qëndrimi i Mërgim Lushtakut në sallë pasi u largua PDK, Bedri Hamza “nuk e di” arsyen

Parti Demokratike e Kosovës sot e lëshoi sallën e Kuvendit kur po zhvillohej seanca konstituive. PDK u largua në mënyrë demostrative pasi VV nuk e votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Parlamentit, transmeton lajmi.net. Por, jo të gjithë deputetët e PDK-së u larguan. Mërgim Lushtaku ishte i vetmi nga PDK që qëndroi dhe nuk u…

Lajme

11/09/2026 12:50

Parti Demokratike e Kosovës sot e lëshoi sallën e Kuvendit kur po zhvillohej seanca konstituive.

PDK u largua në mënyrë demostrative pasi VV nuk e votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Parlamentit, transmeton lajmi.net.

Por, jo të gjithë deputetët e PDK-së u larguan. Mërgim Lushtaku ishte i vetmi nga PDK që qëndroi dhe nuk u largua së bashku me bashkëpartiakët e tij.

Pas seancës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza foli për media. Fillimisht hezitoi që të përgjigjet për veprimin e Lushtakut.

Por, pas insistimit të gazetarëve, ai tha se “nuk e di” dhe se kjo është çështje irelevante dhe se s’ka pasur informacion pse qëndroi në sallë Lushtaku./lajmi.net/