Sveçla për projektin tek “Tulltorja”: Përparim Rama do të shkoj në burg – kjo kontratë i shërben vetëm atij dhe askujt tjetër

Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla ka mbajtur një fjalim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Sveçla në fjalimin e tij ka folur në lidhje me propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së palujtshme të komunës, lokacioni “Tulltorja”, transmeton lajmi.net. Ai tha se kjo kontratë është e keqe dhe…

Lajme

11/09/2026 11:03

Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla ka mbajtur një fjalim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Sveçla në fjalimin e tij ka folur në lidhje me propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së palujtshme të komunës, lokacioni “Tulltorja”, transmeton lajmi.net.

Ai tha se kjo kontratë është e keqe dhe se i shërben vetëm Përparim Ramës. Sveçla vazhdoi me akuza të rënda karshi kryetarit të Prishtinës duke i thënë se do të përfundoj në burg pas disa viteve.

Shefi i asamblistëve të VV-së tha se me këtë projekt dëmtohet kryeqytetit dhe se në 7 vitet e para komuna nuk do të fitoj asnjë cent, kurse tek në vitin e 8-të do të marrë 15 përqind të fitimit.

“VV nuk e voton këtë propozim. VV e kundërshton këtë propozim. I bëjmë thirrje gjitha partive, ju lutem mos e votoni. Mos u bëni argat të interesave personale të një personi në përfundim të karrierës së tij, Përparim Ramës dhe mbështetësve donatorëve të tij, të fushatës. Mos e dëmtoni qytetarin e Prishtinës. Mos e votoni këtë kontratë, është e keqe për Prishtinën. Është e keqe për interesin e qytetarëve. Kjo kontratë i shërben vetëm Përparim Ramës.”, tha Sveçla./lajmi.net/