25 vjetori i sulmit të 11 Shtatorit, Rama: Kujtesa nuk është vetëm nderim i së kaluarës, është përgjegjësi ndaj së ardhmes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë theksin te rëndësia e mbrojtjes së lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Rama ka thënë se 11 Shtatori mbetet një nga ngjarjet që e obligon shoqërinë të reflektojë mbi përmasat e…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë theksin te rëndësia e mbrojtjes së lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.
Rama ka thënë se 11 Shtatori mbetet një nga ngjarjet që e obligon shoqërinë të reflektojë mbi përmasat e tragjedisë, por edhe mbi brishtësinë e lirisë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë, transmeton lajmi.net.
“Sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara ishin sulme ndaj jetës njerëzore dhe ndaj një rendi vlerash të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Rama.
Sipas kryetarit të Prishtinës, përkujtimi i viktimave, 25 vjet pas tragjedisë, është njëkohësisht edhe riafirmim i vlerave demokratike.
“Demokracia nuk është vetëm sistem institucionesh, është një kulturë e lirisë që kërkon përgjegjësi, solidaritet dhe qëndrueshmëri përballë atyre që synojnë ta zëvendësojnë lirinë me frikën”, u shpreh ai.
Në mesazhin e tij, Rama ka shprehur respekt për viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit dhe solidaritetin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kujtesa nuk është vetëm nderim i së kaluarës. Është përgjegjësi ndaj së ardhmes”, përfundoi Rama./lajmi.net/