Avokati kosovar për kërkesën e Pokurorisë me dënimin 6 vjet ndaj Thaçit: A është rastësi apo përpjekje për të justifikuar paraburgimin?
Avokati Arbër Jashari ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënimin me gjashtë vjet burgim të Hashim Thaçit për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë. Jashari ka vënë në pikëpyetje përputhjen mes kohëzgjatjes së kërkuar të dënimit dhe periudhës që Thaçi ka kaluar deri tani në paraburgim, raporton lajmi.net “A është kjo…
Lajme
Avokati Arbër Jashari ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënimin me gjashtë vjet burgim të Hashim Thaçit për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.
Jashari ka vënë në pikëpyetje përputhjen mes kohëzgjatjes së kërkuar të dënimit dhe periudhës që Thaçi ka kaluar deri tani në paraburgim, raporton lajmi.net
“A është kjo thjeshtë një rastësi, apo një përpjekje e qëllimshme për të justifikuar periudhën e paraburgimit, në rast se ai shpallet i pafajshëm për akuzat e krimeve të luftës?”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë i avokatit Jashari:
Zyra e Prokurorit të Specializuar paska kërkuar 6 vjet burgim për z. Thaqi, lidhur me pretendimet për kryerjen e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë.
6 vjet është saktësisht koha që ish-presidenti i Kosovës ka kaluar deri më tani në paraburgim.
A është kjo thjeshtë një rastësi, apo një përpjekje e qëllimshme për të justifikuar periudhën e paraburgimit, në rast se ai shpallet i pafajshëm për akuzat e krimeve të luftës?/Lajmi.net/