Pak ditë para verdiktit për ish-krerët e UÇK-së, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”

Në selinë e Oda e Mjekëve të Kosovës është vendosur një flamur gjigant me mbishkrimin “Liria ka emër”. Flamuri është vendosur në shenjë nderimi për çlirimtarët dhe sakrificën e tyre për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës. Ky veprim vjen pak ditë para verdiktit final në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, me mesazhin për drejtësi dhe…

Lajme

10/09/2026 11:59

Në selinë e Oda e Mjekëve të Kosovës është vendosur një flamur gjigant me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Flamuri është vendosur në shenjë nderimi për çlirimtarët dhe sakrificën e tyre për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Ky veprim vjen pak ditë para verdiktit final në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, me mesazhin për drejtësi dhe mos-harrimin e sakrificës së tyre.