Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit: U kap me shumë incizime e dokumente, urdhëroi shokët e devotshëm, lojalistët e patundur që të shenjëstronin dëshmitarët
Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë. Në këtë aktakuzë përfshihen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Me këtë rast Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West tha se kjo është një…
Lajme
Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.
Në këtë aktakuzë përfshihen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Me këtë rast Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West tha se kjo është një çështje gjyqësore sa e thjeshtë po aq edhe komplikuar.
Ajo ka thënë se Thaçi, përballë akuzave të rënda dhe mundësisë për një dënim të gjatë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka tentuar të pengojë procesin.
“Në një anë kemi çështjen për një person që po përballet me akuza të rënda dhe mundësinë për t’u dënuar me një kohë të gjatë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij ai u përpoq ta pengonte këtë proces duke ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u kap, u kap me shumë orë inicime dhe dokumente që konfirmojnë incizimet në fjalë. Nga ana tjetër kjo na kujton se sa vigjilent duhet të jemi vazhdimisht sepse është e nevojshme të mbrojmë integriteti ne procesit kundër atyre që përpiqen ta devijojnë atë e dispozitat që na mbrojnë ndaj një korrupsioni të tillë.Të përballesh me akuza përfshirë krimin kundër njerëzimit dhe krime lufte e duke qenë në paraburgim pjesërisht për shkak të rrezikut të pengimit, Hashim Thaçi urdhëroi të bashkakuzuarit, shokët e devotshëm, lojalistët e patundur dhe ish vartësit që të shenjëstronin dëshmitarët, dëshmia e cila sipas tij ishte vendimtare për përfundimin e kësaj çështje gjyqësorë për krime lufte. Dhe mos respektuar urdhrat e gjykatës dhe garancitë ligjore që synonin mbrojtjen e integritetin e dëshmitarëve dhe provave të tyre, Thaçi formoi grupe të vogla me bashkë të akuzuarit që kishin njohje me persona të caktuar si dhe dënimi i tyre ishte ta bënin dëshminë në mënyrë të atillë që të pajtoheshin me dëshirat e Thaçit për mënyrën se si duhej të ishte dëshmia e tyre. Me muaj e muaj të tërë, Thaçi vazhdimisht udhëzoi të bashkakuzuarit gjatë vizitave në objektin paraburgimit. Ai u tha atyre se çka duhet të thonin dëshmitarët apo se çka duhet të mos thonin në mënyrë që të zbehte ose hiqte fajësinë të hollësishme sa i takon hierarkisë së UÇK-së në veçanti se kujt i duhej atribuuar autoritetit në vend të Thaçit, strukturën e UÇK-së dhe për të zbehur nocionin se UÇK-ja ishte një organ i organizuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe se Thaçi ishte një figurë komanduese. Thaçi udhëzoi lidhur me praninë apo mos praninë e tij në vende dhe kohë të ndryshme, përfshirë identifikimin e tij në kontekstin e krimeve”,deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.
“Edhe udhëzime për shumë aspekte të tjera, që tërthorazi implikonin Thaçin për vepra penale që janë paraqitur akuza në çështjen 06. Udhëzimet mund të ishin të ngushta siç ishin në lidhje me një dëshmitare që e kishte identifikuar Thaçin të pranishëm gjatë arrestimit të një dëshmitari, Thaçi udhëzoi bashkë dëshmitarin Kilaj që dëshmitari duhej ta korrigjonte deklaratën veçanërisht të korrigjonte pjesën 6, e po ashtu në fund rreshti 9 në mënyrë që të mos implikohej Thaçi. Apo një rast tjetër ku udhëzimi i Thaçit ku udhëzoi Kuçin, po citoj “duhet të heqim të gjithë periudhën e verës”.Po në një mënyrë apo tjetër, dëshmitarët duhet të kuptonin direktivën kryesore të Thaçit që ishte “mos shkaktoni asnjë dëm atje, pra dëmi në thojza” ishte dëshmia që mund të komplikonte atë në vepra penale dhe atje nënkuptonte këtë gjykatë. Thaçi udhëzoi të bashkakuzuarit se si dëshmitarët duhet të thjeshtonin ndryshimet e nevojshme për deklaratat e mëparshme që të përshtateshin me narrativë e Thaçit. Pra që deklarta ka pas probleme përkthimi apo lapsus, apo që dëshmitari ka qenë i lodhur apo që dëshmitari ksihte thënë dicka gabimisht. Thaci dha udhëzime të qarta se pse ata duhet të respektonin dëshirën e Thaçit”,shtoi ajo.
“Thaçi i thotë Fazliut a po i shkruan këto Fazliu përgjigjet popo, Thaçi se do i harrosh, Fazliu joj nuk i harroj fare. Apo Kuçit ku Thaçi udhëzonte takohu urgjent me të e thuaja këto gjëra menjëherë, a po i shkruan këto. Dhe po thoshte Kuç֛i.Deklaratat e dëshmitarëve u printuan në objektin e paraburgimit e aty u bën shënime gjatë pëshpërimave. Ndonjëherë dhe duke u tallur shpërfillën rregullat, veprimet dispozitat që synonin të mbronin integritetin e procesit”./Lajmi.net/