Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë. Seancat veçse ka filluar ndërsa nga gjykata janë prezantuar përfaqësuesit e palëve. I pranishëm në sallë është ish-presidenti Hashim Thaçi, kurse të tjerët seancën po e përcjellin përmes…

Lajme

10/09/2026 10:25

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Seancat veçse ka filluar ndërsa nga gjykata janë prezantuar përfaqësuesit e palëve.

I pranishëm në sallë është ish-presidenti Hashim Thaçi, kurse të tjerët seancën po e përcjellin përmes lidhjes direkte.

Deklaratat përmbyllëse do të jepen sot më 10 shtator dhe po ashtu më 11 dhe 14 shtator 2026.

Në këtë aktakuzë përfshihen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi./Lajmi.net/

YouTube player