Revole dhe 40 fishekë në dy lokacione në Prishtinë, Policia sekuestron edhe telefona e karta

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka bastisur dy lokacione në Prishtinë, nën dyshimin për import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse. Sipas raportit policor, bastisjet janë kryer më 9 shtator 2026, ndërsa nën dyshim janë tre persona…

Lajme

10/09/2026 10:11

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka bastisur dy lokacione në Prishtinë, nën dyshimin për import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.

Sipas raportit policor, bastisjet janë kryer më 9 shtator 2026, ndërsa nën dyshim janë tre persona kosovarë.

Gjatë bastisjeve, si dëshmi materiale janë gjetur dhe sekuestruar një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, si dhe disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.

Të dyshuarit, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime. /Lajmi.net/