Nga KGjK ankohen për mungesë buxheti: Gjyqtarëve s’po u paguhen orët shtesë, as mbajtja e seancave në vikend- po punohet me kompjuterë të vjetër

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës po vazhdon diskutimi për pikat e rendit të ditës. Në kuadër të kësaj mbledhje anëtarët e KGjK-së kanë paraqitur ankesat e shumta për mungesën e buxhetit për gjyqësinë në vend. Sipas anëtarëve shumë prej gjyqtarëve nuk po paguhen as për seancat që i mbajnë edhe në…

Lajme

10/09/2026 09:44

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës po vazhdon diskutimi për pikat e rendit të ditës.

Në kuadër të kësaj mbledhje anëtarët e KGjK-së kanë paraqitur ankesat e shumta për mungesën e buxhetit për gjyqësinë në vend.

Sipas anëtarëve shumë prej gjyqtarëve nuk po paguhen as për seancat që i mbajnë edhe në vikend.

Po ashtu njëri nga anëtarët ka theksuar se në shumë raste nuk kanë as kompjuter, e duhet përdorur kompjuterët e vjetër e të përdorur.

Po ashtu u përmend fakti se s’kanë buxhet as për orë shtesë të cilat duhet paguar dhe s’kanë as material të mjaftueshëm nëpër zyre.

Sipas të njëjtëve kjo mungesë buxheti po ndikon edhe në efikasitetin e punës. Me këtë rast është përmendur edhe fakti se bllokada e formimit të institucioneve veç e bën edhe më të pamundur çështjen e ndryshimit të buxhetit./Lajmi.net/