57 aksidente në 24 orë në Kosovë, Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna për 24 orët e fundit, ku janë përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna për 24 orët e fundit, ku janë përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 241 gjoba trafiku.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar 20 persona, ndërsa katër janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/
