Emrat- Sërish mospajtime në votimin për nënkryetar, Haxhiu kërkon 30 minuta pauzë

Në Kuvendin e Kosovës është arritur që të zgjidhet Kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Pas propozimit të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është zgjidhur kryeparlamentare me 62 vota për. Pas kësaj, në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar seanca në pikën e radhës me zgjedhjen e nënkryetarëve. Nga Vetëvendsoje për nënkryetar është propozuar Ardian Gola, nga PDK është…

Lajme

09/09/2026 11:51

Në Kuvendin e Kosovës është arritur që të zgjidhet Kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Pas propozimit të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është zgjidhur kryeparlamentare me 62 vota për.

Pas kësaj, në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar seanca në pikën e radhës me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Nga Vetëvendsoje për nënkryetar është propozuar Ardian Gola, nga PDK është propozuar Vlora Çitaku, nga LDK-ja është propozuar Kujtim Shala.

Nga Lista Serbe u propozua Sllavko Simiq.

Pas kësaj kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar 30 minuta pauzë për shkak të mos pajtimeve për mënyrën e votimit të nënkryetarëve në pako apo jo./Lajmi.net.