Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e “53-milionëshit”

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në kuadër të rastit të njohur publikisht si “53-milionëshi”. Aktakuza lidhet me pagesën shtesë prej rreth 53.1 milionë eurosh që iu bë kompanisë “Bechtel & Enka”, në lidhje me zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, transmeton lajmi.net. Përveç Lekajt,…

Lajme

09/09/2026 10:20

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në kuadër të rastit të njohur publikisht si “53-milionëshi”.

Aktakuza lidhet me pagesën shtesë prej rreth 53.1 milionë eurosh që iu bë kompanisë “Bechtel & Enka”, në lidhje me zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, transmeton lajmi.net.

Përveç Lekajt, në këtë proces gjyqësor janë përfshirë edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, ndaj të cilëve po ashtu janë zhvilluar procedurat gjyqësore lidhur me të njëjtën çështje.

Rasti kishte kaluar në rigjykim pasi Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin e parë dhe e kishte kthyer çështjen për shqyrtim të ri.

Vendimi i ri i Gjykatës Themelore vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor, i cili është përqendruar te mënyra se si ishte realizuar pagesa milionëshe për kompaninë kontraktuese dhe përgjegjësia e zyrtarëve të përfshirë në këtë proces./lajmi.net/