Moti për të mërkurën

Kosova do të vijojë të karakterizohet nga mot i ngrohtë edhe gjatë ditës së mërkurë, më 9 shtator, me periudha të gjata me diell. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Temperaturat më të larta parashikohen…

Lajme

08/09/2026 23:49

Kosova do të vijojë të karakterizohet nga mot i ngrohtë edhe gjatë ditës së mërkurë, më 9 shtator, me periudha të gjata me diell.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Temperaturat më të larta parashikohen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri pritet të shënojë deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Në përgjithësi, dita e mërkurë pritet të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura të larta për këtë periudhë të vitit./lajmi.net/