Sot shpallet vendimi në rastin e gazit lotsjellës, Xhelal Sveçla nuk paraqitet fare në gjykatë

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka vendosur që të mos marrë pjesë fare në seancën e sotme ku do të shpallet vendimi ndaj tij për akuzën “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. I pranishëm në sallë është vetëm avokati i tij përfaqësues. Rasti lidhet me ngjarjet e 21 marsit 2018, kur gjatë seancës së…

Lajme

08/09/2026 09:11

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka vendosur që të mos marrë pjesë fare në seancën e sotme ku do të shpallet vendimi ndaj tij për akuzën “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I pranishëm në sallë është vetëm avokati i tij përfaqësues.

Rasti lidhet me ngjarjet e 21 marsit 2018, kur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohej ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në sallën e Kuvendit u hodh gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës dhe largimin e deputetëve nga salla.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 shtator 2026, e shpalli Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.Gjykatësi Sabit Sadikaj konstatoi se Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.

Në të njëjtin rast, Sveçla ishte akuzuar edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë pikë, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale kishte arritur parashkrimin./Lajmi.net/