Kaçaniku feston 7 Shtatorin, mbi 350 alpinistë marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore
Komuna e Kaçanikut ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në shënim të 36-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 Shtator. Drejtori i Kulturës në Kaçanik, Lulzim Krasniqi për KosovaPress, tregoi që janë mbajtur aktivitete sportive, vizita në vendet historike të qytetit dhe aktivitet të hiking-ut. “Dihet që 7 Shtatori është një ditë e rëndësishme…
Lajme
Komuna e Kaçanikut ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në shënim të 36-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 Shtator.
Drejtori i Kulturës në Kaçanik, Lulzim Krasniqi për KosovaPress, tregoi që janë mbajtur aktivitete sportive, vizita në vendet historike të qytetit dhe aktivitet të hiking-ut.
“Dihet që 7 Shtatori është një ditë e rëndësishme për historinë e Kosovës edhe Komuna e Kaçanikut asnjëherë nuk ka mbetur prapa. Është angazhuar çdoherë që këtë ditë ta shënojë në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Edhe kësaj radhe nuk kemi mbetur anash, do të thotë është shënuar dhe është përkujtuar kjo ditë me aktivitete të shumta; me aktivitete sportive, me aktivitete të hiking-ut, ku dje kishim një aktivitet që ishin mbi 350 alpinistë nga të gjitha trojet shqiptare që kanë marshuar, kanë vizituar vendet historike të Komunës së Kaçanikut”, tha Krasniqi.
Ndërsa sonte do të mbahet një koncert ku do të përforjmë grupet “Fontana” dhe “Metrix”.
“Sot e kemi një koncert që i dedikohet për nder të 7 Shtatorit do të orës 19:00 dhe përfundon në orën 20:00…këto çdo herë kanë shkuar duke u ndryshuar të ftuarit, kurse sot e kemi grupin e famshëm, do të thotë që e pat para disa javëve edhe 50-vjetorin e themelimit, është grupi “Fontana”, është rock grupi Metrix edhe këngëtarë do të thotë lokalë”, tha ai.
Në vazhdimësi, Komuna e Kaçanikut zhvillon të tilla aktivitete për të shënuar këtë ditë.