Pas javësh në paraburgim në Serbi lirohet Dukagjin Maxhuni
Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht në pikën kufitare në Batrovc, teksa po kalonte nga Serbia drejt Kroacisë. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi, ku ka bërë të ditur se Maxhuni tashmë është i lirë dhe po kthehet te familja e…
Lajme
Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht në pikën kufitare në Batrovc, teksa po kalonte nga Serbia drejt Kroacisë.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi, ku ka bërë të ditur se Maxhuni tashmë është i lirë dhe po kthehet te familja e tij.
“Dukagjin Maxhuni është liruar!
Më 12 gusht, autoritetet serbe e arrestuan në Batrovc, gjatë kalimit nga Serbia në Kroaci. Fillimisht e ndaluan për verifikim. Pastaj e transferuan në Beograd dhe i caktuan 30 ditë paraburgim, nën pretendime për krime lufte.
Që atë ditë kam thënë se Dukagjini nuk është fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndrojnë.
Sot është i lirë!
Po kthehet te familja e vet.
Ka edhe qytetarë të tjerë tanë që po mbahen padrejtësisht. Mundësitë i kam të kufizuara, por do ta bëj edhe të pamundurën në aspektin profesional, për lirimin e tyre.
Kudo dhe kurdo që një qytetar i yni ka nevojë për ndihmë, do të angazhohem për të.
Ky është misioni im!:Dukagjin Maxhuni është liruar!

Ky është misioni im!”, ka shkruar Koci.