Muhaxheri takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën e sigurisë
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri ka zhvilluar ditën e sotme takim me Komandantin e KFOR-it Giuseppe De Blasi. Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend. Njoftimi i plotë: Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim (RC-Ë), Kolonel Giuseppe De Blasi, u takua me Kryetarin e Komunës së Pejës, z.…
Lajme
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri ka zhvilluar ditën e sotme takim me Komandantin e KFOR-it Giuseppe De Blasi.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend.
Njoftimi i plotë:
Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim (RC-Ë), Kolonel Giuseppe De Blasi, u takua me Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, në Komunën e Pejës, si pjesë e angazhimit të rregullt të KFOR-it me udhëheqësit lokalë.
Diskutimet u përqendruan në situatën e sigurisë dhe çështjet lokale. Koloneli De Blasi riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të punuar ngushtë me institucionet lokale për të forcuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.