Operacion në Nabërgjan të Pejës – Sekuestrohen mbi 10 kg marihuanë dhe arrestohet një person
Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një operacion në Nabërgjan të Pejës. Gjatë operacionit, janë sekuestruar rreth 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. “Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga hetuesit e Njësitit për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, të cilët, në…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një operacion në Nabërgjan të Pejës.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar rreth 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
“Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga hetuesit e Njësitit për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, të cilët, në kuadër të veprimeve hetimore dhe operative, kanë realizuar sekuestrimin e substancës narkotike. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka koordinuar dhe mbikëqyrur veprimet e mëtejshme procedurale”, ka thënë Prokuroria.
Ata kanë njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të përcaktuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga hetuesit në Stacionin Policor, ndërsa hetimet dhe veprimet e mëtejshme procedurale po vazhdojnë nën udhëzimet dhe koordinimin e prokurorit të shtetit.
“Gjithashtu, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një telefon mobil, i cili do të jetë objekt i procedurave të mëtejshme hetimore. Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, mbeten të përkushtuara në luftimin e dukurisë së narkotikëve dhe veprave penale që ndërlidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike, duke ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprave penale”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: