Viktima në aksidentin në Prishtinë dyshohet se është ish-banori i “BBVK” Laurent Krasniqi
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sonte në Llukar të Prishtinës mes një motori dhe një veture. Viktima i cili u godit gjatë lëvizjes me motor, është ish-banori i “BBVK” e tiktokeri Laurent Krasniqi. Ndryshe, lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së,…
Lajme
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sonte në Llukar të Prishtinës mes një motori dhe një veture.
Viktima i cili u godit gjatë lëvizjes me motor, është ish-banori i “BBVK” e tiktokeri Laurent Krasniqi.

Ndryshe, lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.
Syla bëri të ditur se viktima, 29-vjeçar, është sjellë në Emergjencë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë.