Hapi profile të rreme në emër të një gruaje, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Janjevë të Lipjanit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “hyrje në sisteme kompjuterike”. I njëjti, ka hapur profile false në emër të një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Fsh. Janjevë, Lipjan 01.09.2026-09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Janjevë të Lipjanit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “hyrje në sisteme kompjuterike”.
I njëjti, ka hapur profile false në emër të një gruaje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Janjevë, Lipjan 01.09.2026-09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, duke hapur profile false në emër të viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/