Sot shpallet aktgjykimi ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Shpallja e aktgjykimit është caktuar të mbahet sot, më 2 shtator, duke filluar nga ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë, transmeton lajmi.net. Gjykata tashmë ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor…
Lajme
Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar të mbahet sot, më 2 shtator, duke filluar nga ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë, transmeton lajmi.net.
Gjykata tashmë ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor për këtë rast, ndërsa Sveçla akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit gjatë seancave të kaluara.
Vendimi i gjykatës pritet të bëhet i ditur gjatë seancës së sotme./lajmi.net/