Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij ndër vite në Kosovë. Me këtë rast, Haxhiu ka pritur në takim sekretaren e përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm, Gunnar…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij ndër vite në Kosovë.
Me këtë rast, Haxhiu ka pritur në takim sekretaren e përgjithshme të Komitetit Norvegjez të Helsinkit, Berit Nising Lindeman, dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm, Gunnar M. Ekelove-Slydal.
Haxhiu ka vlerësuar veçanërisht rolin e organizatës në dokumentimin dhe ndërkombëtarizimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë periudhës kur ato nuk merrnin vëmendjen e duhur ndërkombëtare.
Sipas saj, Komiteti Norvegjez i Helsinkit ishte ndër organizatat e para perëndimore që dokumentoi këto shkelje dhe kontribuoi që çështja e Kosovës të futej në agjendën e institucioneve dhe mekanizmave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut.
Ajo ka përmendur gjithashtu mbështetjen e organizatës për shoqërinë civile dhe organizatat vendore për të drejtat e njeriut, si dhe përcjelljen e informatave për gjendjen në Kosovë te institucionet ndërkombëtare.
“Medalja Presidenciale e Meritave është shprehje e mirënjohjes sonë për angazhimin e gjatë dhe parimor të Komitetit Norvegjez të Helsinkit në rrugën e Kosovës drejt lirisë”, është shprehur Haxhiu./Lajmi.net/