Pas protestës, komunat i dërgojnë kërkesat në Qeveri
Pas protestës së zhvilluar sot, Asociacioni i Komunave të Kosovës pritet t’ia dorëzojë Qeverisë kërkesat e pushtetit lokal. Kryetari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, ka theksuar se komunat nuk po kërkojnë trajtim të veçantë, por respektimin dhe zbatimin e kompetencave dhe të drejtave të përcaktuara me ligj, raporton lajmi.net Ndër kërkesat kryesore të komunave janë: Kompensimi…
Lajme
Pas protestës së zhvilluar sot, Asociacioni i Komunave të Kosovës pritet t’ia dorëzojë Qeverisë kërkesat e pushtetit lokal.
Kryetari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, ka theksuar se komunat nuk po kërkojnë trajtim të veçantë, por respektimin dhe zbatimin e kompetencave dhe të drejtave të përcaktuara me ligj, raporton lajmi.net
Ndër kërkesat kryesore të komunave janë:
- Kompensimi i obligimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive.
- Mbështetja nga buxheti i nivelit qendror për pagesat retroaktive të përvojës së punës.
- Rishikimi i grantit për arsim dhe sigurimi i financimit për mbi 3,100 mësimdhënës.
- Ndalimi i centralizimit dhe ndërhyrjeve në kompetencat e pushtetit lokal.
- Marrja e përgjegjësisë për humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian dhe zvogëlimin e grantit të performancës.
- Kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore që nga viti 2022.
- Krijimi i një granti të katërt, i dedikuar për investime kapitale./Lajmi.net/