Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari kërkon përkthyes tjetër
Për shkak se i akuzuari Endrit Nika kërkoi përkthyes tjetër, është ndërprerë seanca e rigjykimit të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij). Paraprakisht, fjalën hyrëse e dha prokurori Armend Hamiti, i cili deklaroi se pas administrimit të provave në aktakuzë dhe…
Lajme
Për shkak se i akuzuari Endrit Nika kërkoi përkthyes tjetër, është ndërprerë seanca e rigjykimit të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij).
Paraprakisht, fjalën hyrëse e dha prokurori Armend Hamiti, i cili deklaroi se pas administrimit të provave në aktakuzë dhe atyre të nxjerra gjatë shqyrtimit gjyqësor, do të vërtetohet fajësia e të akuzuarit.
Kurse, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Betim Shala tha se i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe se do të paraqesin kërkesë pasurore-juridike.
Ndërkaq, me të kaluar tek mbrojtja e Nikës, avokati Tomë Gashi tha se duhet të sigurohet përkthyes i gjuhës gjermane- dialektit që flitet në Zvicër, me arsyetimin se i akuzuari ka probleme me të kuptuar përkthimin e gjermanishtes që flitet në Gjermani.
Më pas, trupi gjykues tha se kanë kontaktuar Këshillin Gjyqësor dhe u është thënë se nuk kanë përkthyes të gjuhës gjermane- të dialektit të flitet në Zvicër, raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton Klankosova.tv
I akuzuari kërkoi që t’i sigurohet një përkthyes tjetër, andaj gjykatësi i rastit Gazmend Bahtiri ndërpreu seancën, që të shikohet mundësia e sigurimit të ndonjë përkthyesi tjetër sikurse kërkoi Nika.